Shije elegante ,e shijshme dhe krokante, kjo pjate mund të përgatitet me peshk shpate ose persian.
Perberesit , 4 persona:
1 fileto peshku rreth 800 gr
2 vezë
galete (therrime buke)
qumësht
kripë , mielli 00, vaj ulliri
Pergatitja :
Ndani fileton e peshkut në 4 pjesë. Vendosni therrimet e bukes në një tas dhe në një tjetër rrihni vezët me kripë dhe pak qumësht.
Kaloni secilen cope te filetos ne miell nga te dyja anet, pastaj ne veze dhe ne fund kalojini ne galete.
Ne nje tigan te madh nxehni vajin dhe me pas skuqni filetot e peshkut deisa te marrin ngjyre te arte.Pasi ti hiqni vendosni ne nje leter kuzhine per te thithur vajin e tepert.
Filetot e peshkut jane gati per servirje.
No comments:
Post a Comment