Perberesit, 4 persona:
300 gr makarona
500 gr brokoli
100 gr proshutë
200 gr djathë dele
5 thelpinj hudhër
vaj ulliri ekstra të virgjër
kripë ,piper
Pergatitja :
Pastroni brokolin duke prerë ne kërcell të ndryshëm dhe duke i larë me ujë të ftohtë. Vendoseni per ti ziere ne avull 5 minuta me kapak.
Ne nje tigan hidhni hudhren dhe brokolin.Gatuajeni sebashku per rreth 2 min.
Hiqeni gjysmen e sasise se brokolit dhe lereni anash.Me pas shtoni panceten e prere ne kubike , piper dhe gatuajeni per 5 min.
Brokolin qe keni lene menjani vendoseni ne blender dore , shtoni pak uje dhe djathin dhe e beni ate ne forme cremi.
Zieni makaronat, kullojini dhe i vendosni ne tiganin ku kemi skuqur brokolin,Me pas shtoni dhe kremin e brokolit.Lerini 2 min ne zjarr pastaj sherbejeni.
No comments:
Post a Comment