Dashuria Vjen Nga Stomaku

Loading...

Pule me Rosnica

Fotografia e Gatuaj me Shije

PËR 6 PERSONA:

1 pulë,
mustardë,
vaj ulliri,
500g rosnica,
gjalpë,
uthull e bardhë,
1 litër lëng pule.

Pergatitja :

Presim pulën në copa të vogla dhe e marinojmë me mustardë, vaj ulliri, kripë, piper dhe uthull të bardhë për 30 minuta.
Ndërkohë, skuqim roshnicat në pak gjalpë dhe i hedhim lëng pule në masën 1 roshnicë, 2 masa lëng dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë. Pjekim copat e pulës në prush ose furre dhe e shërbejmë sipër roshnicave. Shërbehet e nxehtë.

No comments:

Post a Comment

@gatuajmeshije