Dashuria Vjen Nga Stomaku

Loading...

Ballokume

Fotografia e Gatuaj me Shije

Perberesit:

1 kg sheqer
500 gr gjalpe
8 kokrra veze
1 kg miell misri
1 filxhan kafe finj ose qumesht

Pergatitja :

Tretet gjalpi dhe lihet te ftohet derisa te duroje gishti i vogel.Ne nje ene plastike (tradicionalja behet me ene bakri) hedhim sheqerin , finj dhe gjalpin e tretur.Me ndihmen e nje luge te madhe rrahim per 30 min masen e pergatitur dhe me pas shtojme nga nje kokerr veze ne cdo 2-3 min, derisa masa te tretet mire.
Ne fund shtojme ngadale miellin e misrit duke e perziere me dore masen e brumit.
Me pas bejme ndarjen e tij ne forma te rrumbullaketa dhe i vendosim ne tepsi te shtruar me leter pjekje.
Pjekja behet ne nje temperature 180-200 grade C.
KESHILLE : Gjalpi duhet te jete fshati jo baxho, dhe vezet duhet te jene te fresketa dhe gjithashtu prej fshati..
Mielli misrit duhet i bluar imet..

No comments:

Post a Comment

@gatuajmeshije