Dashuria Vjen Nga Stomaku

Loading...

Biskota Integrale pa Veze

Fotografia e Gatuaj me Shije
Këto biskota jo vetëm që janë një zgjidhje e shpejtë pasi koha e përgatitjes është vetëm 5 minuta, por janë edhe shumë të shëndetshme e të shijshme.

Përbërësit:

100 g miell integral
50 g miell Saraceno ose miell misri
80 g tërshërë
60 g lajthi të grira ose arra
2 grushte rrush të thatë
2-3 lugë mjaltë
40 ml vaj luledielli
60 ml qumësht
1 lugë të vogël sodë buke jo të mbushur plot
1 bustinë vanilje

Përgatitja:

Ndezim furrën në 180° C. Përziejmë në një tas të gjithë përbërësit, u japim formë të rrumbullakët, i shtypim pak me dorë, i vendosim te tava e furrës me letër pjekjeje dhe i pjekim në furrë për 20-25 minuta.

No comments:

Post a Comment

@gatuajmeshije