Edhe pse pranvera është stina ku Natyra rizgjohet dhe gjithçka fillon të lëvizë me një ritëm më të shpejtë, të gjithëve ju ndodh të ndiheni të lodhur e paksa të pezmatuar gjatë kësaj kohe. Mungesa e përqëndrimit, lodhja e vazhdueshme, mpirja e gjymtyrëve dhe dëshira për të mos u çuar nga shtrati janë disa prej simptomave të asaj që njihet ndryshe si lodhja pranverore. Mos u shqetësoni pasi kjo gjendje është e përkohshme dhe mund të luftohet me një ushqyerje të balancuar, të pasur me fibra dhe vitamina. Hiqni dorë nga zakonet e këqija të ushqyerjes si mënjanimi i vakteve, ushqimet fast food dhe shtojini shportës pranverore ushqimet e mëposhtme :
Drithërat integrale sigurojnë një gjendje të mirë në stomak, për shkak se janë të pasura me fibra dhe gjithmonë krijojnë ndjesinë e ngopjes.
Perimet më të mira janë ato të stinës nuk duhet të mungojnë kurrsesi në tryezë, si psh bishtajoret të cilat falë proteinave që përmbajnë ju japin shumë energji.
Shpargu ka efekt detoksikues dhe ju ndihmon të ndiheni sa më lehtë gjatë gjithë ditës. Karakteristikë e kësaj bime është aftësia e tij hidratuese. Sa më shumë shparguj, aq më pak nevojë për ujë do të keni.
Farat chia jo vetëm që mund të përdoren me gjithçka, por janë edhe të pasura në vlera ushqyese. Ato përmbajnë fibër, kalcium dhe magnez, që është shumë i rëndësishëm për furnizimin me energji të trupit tënd. Plus, fibra tdhe karbohidratet e ngadalta që gjenden te farat chia të japin energji që zgjat gjithë ditën. Përziej një lugë çaji në smoothie-n e mëngjesit ose përdorinu me kos.
Një racion spinaq ka përbërësin kryesor që kontribuon në rritjen e nivelit të energjisë: hekurin. Hekuri është kyç për prodhimin e adenozinë-trifosfatit, burim energjisë për trupin tuaj.
Një grusht fara kungulli është gjithçka që ju duhet për një dozë të mirë hekuri dhe magnezi. Magnezi aktivizon enzimat tretëse, të cilat e shpërbëjnë ushqimin që trupi përdor si energji. Një grusht fara kungulli përmban 74 miligram magnez, gati 19 për qind të vlerës që rekomandohet të merret çdo ditë, dhe pesë gramë proteinë, gati 10% të vlerës së rekomanduar.
English Version
Although spring is the season where Nature re-emerges and everything starts to move at a faster pace, you all feel tired and a little nervous during this time. Lack of concentration, persistent fatigue, numbness of the limbs, and the desire to get out of bed are some of the symptoms of what is known differently as spring fatigue. Do not worry because this condition is temporary and can be combated with balanced nutrition, rich in fiber and vitamins. Dismiss from bad nutrition habits such as eating meals, fast food foods, and adding the following food to the spring basket: Integral grains provide a good stomach condition, because they are rich in fiber and always create a sense of satiety. The best vegetables are those of the season you should not miss on the table, such as legumes that thanks to the protein they contain give you a lot of energy. The asparagus has a detoxifying effect and helps you feel as lighter all day. The characteristic of this plant is its moisturizing ability. The more the asparagus, the less water you will need. The chia seeds not only can be used with everything but are also rich in nutritional value. They contain fiber, calcium and magnesium, which is very important for your body's energy supply. Plus, fiber and slow carbohydrates found in chia seeds give energy that lasts all day long. Mix a teaspoon in the morning smoothie or use with yogurt. A spinach ration has the main ingredient that contributes to the energy level increase: iron. Iron is the key to producing adenosine-triphosphate, a source of energy for your body. A handful of pumpkin seeds is all you need for a good dose of iron and magnesium. Magnesium activates the digestive enzymes, which disintegrate the food that the body uses as energy. A handful of pumpkin seeds contains 74 milligrams of magnesium, about 19 percent of the recommended daily value, and five grams of protein, nearly 10 percent of the recommended value.
No comments:
Post a Comment