Dashuria Vjen Nga Stomaku

Loading...

Byrek me Patate

Rezultate imazhesh për byrek me patate

Nje recete tradicionale e cila eshte gatuar nga nenat dhe gjyshet tona.
E keni provuar me qepë dhe domate, me gjizë apo me kremviçe. Ai vjen paksa ndryshe, sepse baza është patatja dhe ka një shije vërtet të mrekullueshme, veçanërisht për amvisat të cilat mund të jenë eksperte në përgatitjen e byrkëve.

Perberesit :

800 gr patate
2 qepe te kuqe
1 spec i kuq
1/2 spec i verdhe
200 gr djathe i bardhe
2 kokrra veze
50 gr gjalpe
1 pako peta
4 luge gjelle vaj ulliri
100 ml qumesht

Pergatitja :

Vendosim nje tigan shkrijme gjalpin dhe kaurdisim qepen te grire imet derisa te filloje te zverdhet.Me pas shtojme specat te grire imet dhe vazhdojme kaurdisjen duke shtuar patatet te prera ne kubike te vegjel.I leme derisa te zbuten pak dhe largojme tiganin nga zjarri.E leme mbushjen menjane derisa te ftohet duke e rregulluar me kripe dhe piper.

Nderkohe therrmojme djathin e bardhe dhe e trazojme me nje kokerr veze.Ne nje tas rrahim pak vaj ulliri me qumesht dhe nje kokerr veze. Lyejme petet dy e nga dy me qumesht dhe vendosim ne gjysmen e siperfaqes se petes ne menyre te crregult pak mbushje.Me pas e bejme role dhe e vendosim ne nje tave te lyer me pak vaj.Keshtu vazhdojme derisa te mbarohen petete dhe te mbushet tava.I lyejme ne fund rolete e byrekut me nje furce me qumeshtin dhe e vendosim ne furre te paranxehur ne temperaturen 200 Grade per 30-35 min.
By balkanweb

No comments:

Post a Comment

@gatuajmeshije