Dashuria Vjen Nga Stomaku

Loading...

Torte me Hurma



Perberesit , per 1 tave 22 cm :

 3 vezë 
 150 gram sheqer 
 Hurma te tejpjekura mire ose 300 gr tul hurme
kardamom 
 75 gr gjalpë 
 85 gr çokollatë të errët 
 175 gr miell 00 
 fryres per embelsira
 Ã§okollatë

Pergatitja :

Merrni hurmat dhe pastrojeni mire duke marre vetem tulin pa fara dhe lekure dhe vendosini ne nje tas.Tani merrni blenderin e dores dhe miksojeni duke marre nje krem te bute dhe homogjen.
Në një tas të madh, punoni sheqerin me vezët derisa masa të bëhet e shkumëzuar. Më pas vendosni kremin e perfituar nga hurma dhe kardamomën dhe pastaj gjalpin e shkrirë.
Përzierni përsëri përbërësit dhe shtoni çokollatën e shkrirë. Përzieni dhe hidhni miellin e perziere me fryres duke e situr.

Pasi masa  e pergatitur eshte bere homogjene hidheni ne tave dhe vendoseni ne furre ne 180 C per rreth 35-40 min.

Pasi eshte pjekur lereni pak te qetesohet pastaj nxirreni nga forma.Siper mund ti hidhni cokollate te grimcuar.

No comments:

Post a Comment

@gatuajmeshije