Dashuria Vjen Nga Stomaku

Loading...

Gurabie me Limon

Përbërësit:

2 vezë
gjysmë gote të çajit vaj
1 gotë të çajit sheqer pluhur
1 lekure limoni
gjysmë lëng limoni
1 vanilje
1 Pluhur pjekje
2 lugë të gjellës sheqer pluhur
2 gota miell

Loading...
Pergatitja :

Të gjithë përbërësit përveç miellit i përziejmë në një enë të thellë.

Pastaj ia shtojmë miellin dalë nga dalë, glazurën e vendosim në frigorifer për ftohje rreth 20 minuta të qëndroj.

Brumin e përfituar e ndajmë në copa të vogla, ia japim formën e rrumbullakët.

Në një enë e vendosim sheqer pluhurin dhe gurabijat i lyejm me atë sheqer pluhur dhe i vendosim në tepsinë e e lyer me vaj.

Gurabijat i vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius për 15 minuta.

Ju bëftë mirë! By kuzhinashqiptare

No comments:

Post a Comment

@gatuajmeshije