Tava e Kosit eshte nje gatim tipik i zones se Elbasanit , receta e se ciles eshte ruajtur dhe pasuar brez pas brezi nga qytetaret elbasanas por jo vetem.
Përbërësit, 4-5 persona:
500 gr mish qengjiose dashi2 lugë gjelle gjalpë
2 kokra vezë
3 gota uji kos
2 lugë gjelle miell
1 lugë gjelle oriz
kripë
Loading...
Pergatitja :
Tava e Elbasanit pregatitet me mish qengji ose dashi.
Loading...
Po te jete me mish qengji,ai piqet drejtperdrejt,ndersa me mish dashi zihet me pare.
Mishin e presim ne thela e vendosim ne tepsi i hedhim gjalpin lart dhe futet ne furre ose ne tave me korrent.
Here pas here i hidhet pak uje qe te mos thahet,mbasi piqet hiqet nga furra.
Ne tenxhere me gjalpe kaurdiset pak miell derisa te zverdhet ( te mare ngjyre floriri),por jo te skuqet; shtohet lëngu i mishit te pjekur i holluar me ujë, perzihen dhe valojnë derisa të krijohet një salce e trashe,hiqet nga zjarri ftohet dhe pastaj i shtohet kos,veze, kripë dhe bejme nje përzierje te mire, ne tave hidhet pak oriz gjysmë i zier,radhiten thelat e mishit,siper hidhet masa e pregatitur, pak gjalpe dhe e pjekim ne furre.
Menyra tjeter e thjeshte e njejta recete:
Nqs, ështe mish dashi,ai me pare duhet te zieje 10-15 min para perfundimit te zierjes së mishit, hidhet pak oriz.
Në tenxhere rrihen vezët, shtohet mielli, kos, lëng mishi, gjalp dhe kripe kaurdisen mire; copat e mishit vendosen ne tave se bashku me orizin, mbi t'o hedhim masen e pregatitur dhe gjalp i freskët e pjekim ne furre derisa në sipërfaqe të krijohet një cipë e kuqe.
Ju Befte mire!!!
No comments:
Post a Comment