Këto biskota të shijshme e të buta, do të kënaqin shijen e më të vegjëlve tuaj.
Perberesit:
200 gr miell100 gr sheqer
e grirë në rende lëvorja e një limoni
puding vanilje
100 gr gjalpë të zbutur
4 lugë gjelle qumësht
1 vezë
Për spërkatje:
sheqer pluhur
sheqer vanilje
Pergatitja:
Të gjithë përbërësit për biskotat bëhen bashkë sipas radhës së lartcekur. Gjalpën e grijmë me thikë në copa të vogla dhe e hedhim tek masa.Me ndihmën e një luge druri formojmë një topth të butë brumi.
Pastaj me duar marrim pak nga brumi dhe me ndihmën e shuplakave të duarve formojmë një topth shumë të vogël.
Topthin pastaj e zgjasim po me duar në formë shiriti rreth 4-centimetërsh. Më pas e formësojmë në gjysmë-hënë.
Biskotat e përgatitura kështu vendosen në tavën e mbuluar me letër për pjekje dhe piqen në furrën e parangrohur në 175 gradë për 15 min ose varësisht nga furra.
Pas pjekjes, derisa janë ende të nxehta i spërkasim me përzierjen e pak sheqeri pluhur dhe një sheqer vaniljeje./meshije
No comments:
Post a Comment