1.Ndihmon në rënien nga pesha: Një mënyrë e mirë për të përshpejtuar metabolizmin dhe rënë në peshë është të përmirësoni tretjen. Ftoi është i pasur në fibra dietike, lëndë ushqyese këto që ndihmojnë sistemin tretës. Do të keni më shumë energji dhe do të humbisni më shumë peshë duke përmirësuar shëndetin digjestiv.
2.Parandalon sëmundjet gastrointestinale: Përveç se ndihmon në procesin e tretjes së ushqimeve, parandalon gjithashtu një sërë gjendjesh gastrointestinale, si sëmundja e zorrës së irrituar ose divertikuliti.
3.Trajton problemet e ndryshme të lëkurës: Nivelet e larta të antioksiduesve dhe vitaminave tek ftoi janë shumë të mira për të mbajtur të shëndetshme dhe të re lëkurën. Antioksiduesit parandalojnë dëmtimin nga radikalet e lira duke parandaluar kështu shfaqjen e parakohshme të rrudhave, të njollave dhe mbrojtur lëkurën kundër rrezeve ultraviolet.
4. Rregullon tensionin e gjakut: Kaliumi është një nga mineralet më të rëndësishëm në trup pasi mban nën kontroll tensionin e gjakut dhe ndihmon për të transportuar lëngjet në qelizat e trupit. Sa i përket tensionit të gjakut, kaliumi ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut dhe arterieve, duke parandaluar kështu sforcimin e sistemit kardiovaskular. Kështu mund të ulet rreziku për zhvillimin sëmundjeve të tilla si arteroskleroza, sëmundja koronare e zemrës, sulmi në zemër dhe goditjet në tru.
5.Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe parandalon aneminë: Përmbajtja e lartë në minerale, si hekuri dhe zinku, ndihmon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin. Kështu parandalohen sëmundje të tilla si anemia për shkak të mungesës së hekurit.By Living
Informacion i dobishem. Faleminderit
ReplyDelete