Dashuria Vjen Nga Stomaku

Loading...

Darka e Vitit të Ri: Ja ushqimet fatsjellëse që nuk duhet të mungojnë në tavolinën tuaj



Edhe pak - për fat të keq për disa, për të tjerët, për fat të mirë - do të lemë pas vitin 2017 për të mirëpritur 2018 me krahë hapur. Ashtu si çdo Vit të Ri së bashku me "synimet e mira" nuk mund të mungojnë ritualet e vogla fatsjellëse. Me dëshirën për të lënë pas krizën dhe të gjitha gjërat shumë ose më pak negative në vitin 2017, ja një listë e përbërësve që konsiderohen të mbarë në tryezë këto ditë.

1. Thjerrëzat


Vendi i parë i listës mund të jetë vetëm i tyre. Ata kujtojnë formën e rrumbullakët dhe të rrafshuar të monedhave dhe për këtë arsye janë simbol i parave që hyjnë në shtëpi. Simbolikisht lënë larg varfërinë. Legjenda thotë se Isai në mosmarrëveshje me vëllanë e tij Jakobin për çështjen e trashëgimisë, shkëmbeu të drejtën e parëbirnisë së tij për një tas supë me thjerrëza të kuqe duke konfirmuar kështu prezencën e lashtë në tryezë të këtyre bishtajave. Thjerrëzat, së bashku me qiqrat, bizelet, fasulet janë perime të pasura me proteina dhe kanë (si të freskëta dhe të thata) një përqindje të lartë të karbohidrateve. Kanë vlera të larta kalorike, janë të ulëta në yndyrë (rreth 2-4%).




2. Shega
Një pemë antike e kultivuar më shumë si një zbukurues sesa një ushqim. Në kuzhinat antike kishte një përhapje të gjerë, prezente në mish, si lëng në vend të uthullës dhe sot është kryesisht në pastiçeri. Ajo është metaforë e pjellorisë. Një element i vetëm nga ku rriten shumë fara për të porsamartuarit shihet si një shenjë e pjellorisë.



3. Arra
Arra është e pasur me vitamina B dhe kripëra minerale, fosfat kaliumi, kalcium dhe hekur dhe mbi të gjitha nga nga magnezi, i njohur si përmirësuesi i gjendjes shpirtërore. Ajo gjithashtu përmban L-arginine dhe acidin alfa-linolenik të dobishëm për shëndetin e zemrës. Sipas një traditë të vjetër të vendit për çiftet e sapomartuara ajo është simbol i mbarësisë dhe i pjellorisë. Si frut i mbyllur brenda një guaske ajo është konsideruar si simbol i pjellorisë, begatisë dhe forcës.



4. Gështenja

E quajtur ndryshe pema e bukës është sidomos për banorët e vendeve malore garancia e mbijetesës në muajt e dimrit: burim i ushqimit të lehtë, i tregtisë me banorët e vendeve fushore, e mirë për tu ngrënë në çdo lloj mënyre. Me të prodhohet mielli si gatim apo për të skuqur. Në Francën e shekullit të tetëmbëdhjetë gështenjat shërbenin për të shkëmbyer urime reciproke për prosperitet.


5. Rrushi

Rrush i bardhë apo i kuq përfaqëson braktisjen., simbol i një ushqimi për tu afruar si qerasje apo shpërndarë. I quajtur ndryshe "fryti i tokës dhe i punës së njeriut", rrushit bëhet një metaforë e falënderimeve të marra dhe dëshirave që realizohen.



6. Mandarinat

Mandarina, portokalli dhe të gjitha frutat e formës së rrumbullakët. Përveç se rikujtojnë idenë e parave, janë simbol i përjetësisë dhe ogur i mirë për një jetë të gjatë. Ngjyra e ndritshme i bën ato të duken si ar dhe është konsideruar si një fatsjellës i vlefshëm.



7. Peshku

Peshku është një zgjedhje e shkëlqyer për darkën e Vitit të Ri. Në Amerikën e Veriut, Azi dhe Evropë është gatuar shpesh një peshk të gjithë për të festuar vitin e ri. Të tjerë mendojnë se peshku simbolizon bollëk. Sardelja në Poloni dhe Gjermani hahet në mesnatë si simbol i dëshirave të mira për vitin e ri. Darka suedeze përfshin një pjatë me shumë varieteteve të peshkut gatuar në mënyra të ndryshme. Në Japoni, vezët e peshkut janë simbol i pjellorisë dhe karkalecat simbol i jetëgjatësisë.



8. Monedhat prej çokollate

Të fundit në listë, por absolutisht nuk duhet të mungojnë. Çokollatë vetë ka një referencë për bollëkun (dikur ishte një luks që mund të përballohej vetëm nga disa). Dhuroni, mbajini në shtëpi, dekoroni tavolinën dhe hani të paktën një.


No comments:

Post a Comment

@gatuajmeshije