Dashuria Vjen Nga Stomaku

Loading...

Si te gatuajme Gjelin e Detit ?


Festat e fundvitit po vijne, te gjithe mundohen se cfare do te pergatisin per Vitin e Ri dhe ne mendje na vjen i pari Gjeli i Detit.Kjo recete vjen pak ndryshe nga gatimi i gjelit tradicional i pjekur ne furre.Sot po ju tregojme receten e tij me mbushje.Nje shije teper e mire dhe aromatike.

Perberesit :

1 gjel 2.5-3kg
250g salsiçe e freskët 
150g mish i grirë viçi 
100g mish i grirë lope 
2 vezë 
150g spek në feta të holla
 4 lugë gjellë Parmigiano të grirë 
2 feta bukë të bardhë për tost 
pak qumësht për të lagur fetat e bukës 
4-5 gjethe sherbele (nëse nuk ju pëlqen mos e përdorni) 
1 tufë majdanoz 
½ qepë 
verë e bardhë ose lëng zarzavatesh 
kripë, piper, pak vegeta pluhur 
pak gjalpë

Përgatitja:

1.Përgatisim mbushjen: heqim lëkurën e salsiçeve dhe i grijmë me dorë në thërrime të vogla, lagim me qumësht fetat e bukës. Në një tas hedhim mishrat e grirë dhe salsiçet. I përziejmë mirë me dorë duke shtuar vezët dhe djathin Parmigiano. Grijmë imët gjethet e majdanozit, sherbelës dhe qepën, i shtojmë te përzierja që kemi te tasi. Shtojmë tani dhe bukën e lagur duke e shtrydhur me dorë qumështin e tepërt. E rregullojmë për kripë, piper dhe vegeta. E lyejmë nga brenda gjelin me pak gjalpë dhe më pas e mbushim, lidhim këmbët dhe nëse keni mundësi, qepeni te barku që të mos dalë mbushja (mjafton një gjilpërë e trashë dhe fije për kuzhinë) në rast të kundërt vini shkopinj shishqebapi. Që këmbët të mos i digjen, e mbështjellim me letër alumini.
2.E vëmë tani gjelin në një tavë ku ai të qëndrojë shtrënguar. E lyejmë mirë me gjalpë të tretur gjithë sipërfaqen e tij. E kriposim dhe e fusim në furrë të ngrohur më pare me 200° duke shtuar pak lëng te tava. Duhet të piqet për 3 orë afërsisht. Në 30 minutat e para e mbajmë temperature 200°, sa të krijojë ngjyrë në sipërfaqe dhe më pas e ulim temperaturën në 180° për të vazhduar pjekjen e tij. Herë pas here e lagim me verë të bardhë ose lëng zarzavatesh që të mos thahet. Nëse është nevoja, mbulojeni me letër alumini nga fundi i kohës së pjekjes së tij që të mos digjet në sipërfaqe. E shërbejmë me patate të vogla të pjekura ose sipas dëshirës.By Living

No comments:

Post a Comment

@gatuajmeshije