Dashuria Vjen Nga Stomaku

Loading...

Pasha Qofte me Salcë në furrë



Guxoni të përzieni një recetë tradicionale si pasha qoftet me diçka praktike duke realizuar një recetë që kërkon pak minuta.

Përbërësit:

12 qofte (pasha qofte)
400 ml salcë domatesh
2 thelpinj hudhër
vaj ulliri
1 lugë çaji sheqer kaf
100 ml ujë
kripë
rigon

Përgatitja:

Në një tavë të thellë shtoni vaj ulliri dhe salcëdomatesh.

Më pas hidhni 2 hudhra të grira, sheqer për të hequr aciditetin e salcës, kripë dhe rigon.

Shtoni ujin dhe më pas pasha qoftet në tavë.

Vendosini të piqen për 25 minuta në 200 gradë.By Revista Shije

No comments:

Post a Comment

@gatuajmeshije