Dashuria Vjen Nga Stomaku

Loading...

Dieta më e mirë me mollë, 1 kg më pak në 1 javë



Mbipesha është një nga problemet më të mprehta të shoqërisë moderne. Njerëzit shpenzojnë kohë dhe para për të hequr kilogramët e fituar me kalimin e kohës. Mënyra e keqe e të ushqyerit dhe mungesa e aktivitetit fizik janë dy faktorët kryesorë që shkaktojnë mbipeshën.


Ka një program që eliminon 1 kilogram çdo javë. Kjo dietë përfshin konsumimin e një molle para çdo vakti kryesor. Ideja është që fibrat gjenden në mollë ju ngopin dhe ju do të keni nevojë për një sasi më të vogël ushqimi. Rekomandohet të hani 4-5 vakte të vogla në ditë.

Çdo vakt ose ushqim që hani duhet të përmbajë proteina, sepse është provuar se ky kombinim redukton oreksin dhe ndihmon në humbjen e peshës. Personat që do të fillojnë dietën këshillohen të konsumojnë shumë fruta dhe perime që të mos jenë vazhdimisht të uritur.

Mëngjesi:

1 mollë
Omëletë me djathë me pak yndyrë
1 gotë me tërshërë të gatuar

Paraditja:

Djathë me yndyrë të ulët
Kos me pak yndyrë

Dreka

1 mollë
Fileto pule në skarë
2 gota brokoli
1 gotë oriz kaf

Pasditja:

Një gotë lëng

Darka:

1 mollë
Salmon në skarë
Sallatë jeshile

Rekomandohet ta kombinoni dietën me ushtrime 3-4 herë në javë, rreth 30 minuta.

No comments:

Post a Comment

@gatuajmeshije