Një sallatë perfekte verore që do t’ju shoqërojë gjatë gjithë këtyre ditëve të ngrohta. Vjen si një kombinim i mrekullueshëm i shijes së kripur dhe të ëmbël. Ju bëftë mirë!
Përbërësit:
3 gota shalqi (të prerë në kube)1 gotë djathë i bardhë (i copëtuar)
½ qepë e kuqe
¼ gotë uthull balsamike
1 lugë gjelle mustardë
1 lugë gjelle hudhër e copëtuar
½ lugë çaji kripë
½ lugë çaji piper i zi
¾ gotë vaj ulliri
Përgatitja:
Mikosni në një tas të vogël uthullën balsamike dhe mustardën. Shtoni në të hudhrat, kripën dhe piperin dhe përziejini mirë.Hidhni gradualisht vajin e ullirit dhe trazojini ngadalë. Vendoseni dresing-un e sallatës në frigorifer.
Ndërkohë, kombinoni shalqirin, djathin e copëtuar dhe qepën e kuqe në një tas të madh. Spërkatini me pak piper. Hidheni salcën së sallatës mbi shalqi.
Vendoseni sallatën në frigorifer për 30 minuta para se ta shërbeni.
No comments:
Post a Comment