Dashuria Vjen Nga Stomaku

Loading...

Mënyra perfekte për të bërë reçel pjepri




Mund t’ju duket e çuditshme, por pjeprin mund ta bëni edhe reçel. Ju duhen vetëm 5 përbërës të thjeshtë për të përgatitur këtë recetë të mrekullueshme. Njihuni me përbërësit e duhur…

Përbërësit:

14 gota pjepër
¼ gotë kripë
4 gota sheqer
¾ gotë lëng limoni
1 lugë gjelle piper kokërr (ngjyrë rozë)

Përgatitja:

Hidhni pjeprin dhe kripën në një tas të madh. Mbulojini dhe lërini mënjanë për 2 orë. Kullojini dhe shpëlajini me ujë të pastër.
Shtoni më pas mbi to sheqerin dhe lëngun e limonit dhe përziejini mirë. Hidhini në një enë të madhe dhe mbulojini me kapak. Lërini të ziejnë 20 minuta, derisa pjepri të zbutet. Përziejini herë pas here dhe ziejini më pas për rreth 1 orë.
Shtoni më pas edhe piperin kokërr dhe përziejini sërish. Largojeni reçelin nga zjarri dhe mbushni me të kavanozat.
Ziejini në një enë me ujë për rreth 10 minuta. Hiqini nga zjarri dhe lërini të ftohen.

No comments:

Post a Comment

@gatuajmeshije