Makaronat duket se janë pjata e preferuar e të gjithëve. Të përgatitura në më shumë se 1001 mënyra është vështire të gjesh dike që nuk i pëlqen makaronat, por që të jetë mërzitur nga to edhe ndoshta. Living do të japë më poshtë recetën e pastiços me djathë të shkrirë në furrë që përgatitet me të gjitha llojet e makaronave.
Përbërësit për 4 persona:
●500gr makarona format i shkurtër● 20gr gjalpë+gjalpë për të lyer tavën
● 30gr miell
● 250ml qumësht
● 250ml pana
● 300gr djathë i grirë që shkrihet (Gorgonzola pikante, Roquefort, Gouda, ose Emmenthal)
● 5 lugë gjelle djathë Parmigiano i grirë + 1 grusht për spërkatjen
● kripë, piper
Përgatitja:
1. Ndezim furren ne 200˚.2. Ne nje tenxhere me flake te ulet shkrijme gjalpin, hedhim miellin dhe e skuqim pak, sa te marre ngjyre te lehte, duke e perzier gjate gjithe kohes me rrahesen me dore. E largojme nga zjarri dhe shtojme qumeshtin dhe panen dalengadale, me rrjedhje dhe duke perziere me rrahese pa pushim, per te mos lejuar te formohen kokrra mielli.
3. Shtojme djathin te prere ne kubike dhe Parmigianon e grire. Perziejme akoma deri sa djatherat te shkrihen krejtesisht. Shtojme sipas deshires, kripe, arre moskat dhe piper. E leme menjane.
4. Ziejme makaronat dhe i heqim 2 minuta me pare se te arrijne piken e zierjes se tyre. Ruajme pak nga uji I zierjes.
5. Lyejme me gjalpe taven, hedhim makaronat, 1 luge gjelle nga uji i zierjes dhe salcen me djathera. Perziejme mire me luge druri makaronat me salcen. Sperkasim siperfaqen me galete dhe djathe te grire.
6. I pjekim ne furre me funksionin grille per 25 minuta ose derisa te shohim qe salca ka marre ngjyre te anesoret e taves dhe ne siperfaqe eshte bere krokante.
7. I sherbejme menjehere.
By Living
No comments:
Post a Comment