Perberesit per 4 persona:
500g miell Manitoba ose miell për picë
25g maja birre e freskët
260ml ujë
2 lugë vaj ulliri
10g kripë, 5g sheqer
Per mbushjen:
2 salsiçe të mëdha
250g djathë Ricotta
100g pançetë e prerë hollë
250g djathë Mozzarella
1/4 e një gote me verë të bardhë
Na duhet gjithashtu vaj kikiriku për t’i skuqur, por në mungesë të tij mund të përdorni vaj luledielli.
Na duhet gjithashtu vaj kikiriku për t’i skuqur, por në mungesë të tij mund të përdorni vaj luledielli.
Pergatitja e brumit:
1.Vendosim të gjithë përbërësit në një tas të madh dhe i punojmë me duar derisa të përftojmë një brumë të butë dhe elastik. I japim formë të rrumbullakët, e mbulojmë me plastmasë dhe e lëmë për 60 minuta të vijë në temperaturë ambienti.2.Marrim brumin dhe e ndajmë në topa të vegjël, rreth 40g secili. U japim formë të rrumbullakët dhe i vendosim në një tavë të madhe ku kemi shtruar letër furre, duke i pozicionuar larg njëri-tjetrit. I mbulojmë me pecetë të pastër dhe i lëmë sërish të vijnë për 60 minuta.
3.Ndërkohë përgatisim mbushjen. Salsiçet, të cilave ua kemi hequr lëkurën, i kemi copëtuar me dorë dhe i kemi vendosur në një tigan, i skuqim për pak minuta në flakë të fortë. U shtojmë pak verë të bardhë dhe kur ajo të ketë avulluar, fikim zjarrin. Djathin Mozzarella e ndajmë në kubikë dhe copat i vendosim për 10 minuta mbi një sitë të vogël, që të mos jenë shumë të lagështa. Pançetën e presim në rripa të hollë dhe për pak minuta e skuqim në një tigan që nuk ngjit, për ta bërë sa më krokante. Pas kësaj ia thithim yndyrën me letër thithëse, e vendosim në një tas dhe e lëmë të ftohet. Më pas, këtu shtojmë salsiçet dhe djathin Mozzarella të prerë në kubik.
4.Pasi të kemi përfunduar me mbushjen, hapim topat me majat e gishtave dhe u japim formë të rrumbullakët. Në mes
vendosim pak nga mbushja që përgatitëm, i palosim më dysh dhe i mbyllim mirë me pirun, që mbushja të mos dalë gjatë skuqjes. Ndërkohë vendosim në zjarr një tigan të thellë me shumë vaj. Pasi i skuqim “panzerotti”-t nga të dyja anët, i heqim dhe i vendosim mbi një pjatë të madhe me letër thithëse. Mund të shërbehen menjëherë.

No comments:
Post a Comment