Perberesit:
Fruta të stinës (kivi, luleshtrydhe, boronica, pjeshkë, mango e të tjera) lëng sipas dëshirës (Fanta, Coca-Cola, lëng frutash, Sprite e të tjera)Pergatitja:
Lajmë frutat, i qërojmë sipas nevojës dhe i ndajmë në copa jo shumë të vogla. Kivit i ndajmë në feta të rrumbullakëta, luleshtrydhet, pjeshkët dhe mangon i ndajmë nëfeta.
Mbushim format plot me fruta duke i ngjeshur pak me dorë. Shtojmë pjesëpjesë lëngun, i kontrollojmë format që të jenë të mbushura mirë deri në fund dhe të mos kenë hapësira. U vëmë nga një shkop akulloresh dhe i lëmë në frigorifer në ngrirje për një natë. Nëse nuk keni forma të posaçme, mund të përdorni gota kosi bosh.
No comments:
Post a Comment