Dashuria Vjen Nga Stomaku

Loading...

Tollumba

Per te gjithe dashamiresit e embelsirave dhe atyre qe deshirojne te gatuajne, receta e pergatitjes se tollumbave jepet si me poshte :

Për shurupin: 

3 gota sheqer 
3 1/2 gota ujë 
Lëngu i 1/2 limoni 

Për brumin: 

2 lugë gjalpë 
2 lugë sheqer 
2 gota e ujit 
2 1/2 gota miell 
3 vezë te mëdha me temperaturë ambjenti 
3 lugë semolina 
2 lugë miell misri Vaj për skuqje

Pergatitja :

Ziejme sherbetin per 20 minuta dhe e heqim nga zjarri. Menjane, veme te zieje ujin me gjalpe, per te krijuar brumin e zier ose brumin choux (shu). Kur uji te marre vale, shtojme miellrat duke e hedhur menjehere. E perziejme mire e ne vazhdimesi, derisa brumi te ngjitet ne luge dhe tenxherja te kete fundin e paster. Shuajme zjarrin dhe e leme brumin te ftohet pak. Duke e punuar, shtojme vezet nje nga nje e krijojme nje brum te njetrajtshem. Mbushim qesen e pasticerise me tè e me formen e dhembezuar ( por edhe me luge kush nuk ka forme), e skuqim ne vaj te nxehte e te bollshem, por ne zjarr jo shume te forte. I veme te kullojne ne leter kuzhine. Pasi te kemi perfunduar skuqjen, i fusim me pjese ne sherbet e i mbajme te zhytyra me delikatese, per rreth 2 minuta. Sherbehen te ftohta.

English Version

For syrup: 
 3 cups of sugar 
3 1/2 cups of water 
1/2 teaspoon lemon juice 

 For the dough: 
 2 tablespoons of butter 
2 tablespoons of sugar 
2 cups of water 
2 1/2 cups of flour 
3 big egg with ambient temperature 
3 tablespoons of grains 
2 tablespoons corn flour 
Reduce oil 

Preparation : 
We simmer for 20 minutes and remove it from the fire. Go, put the butter in butter to make the boiled or the choux (shu) dough. When the water gets wet, add flour by throwing it straight away. We consume it well and continuously, until the dough climbs into the spoon and the pot has a clean bottom. Shake off the fire and leave the dough to cool slightly. By working, add lead one by one and create a uniform dough. We fill the purse sack with the rusty shape (and even the spoon that does not have a shape), blot in hot and heavy oil, but not too strong in the fire. I dropped them in kitchen paper. Once we have finished the rash, we put them into the grout and keep it delicious, for about 2 minutes. Serve cold.

No comments:

Post a Comment

@gatuajmeshije