Dashuria Vjen Nga Stomaku

Loading...

Si te bejme kekun me te thjeshte me uje dhe uthull - Cake with vinegar

Si të përgatisni kekun më të thjeshtë me ujë  dhe uthull

Kjo recetë keku nuk ka nevojë për vezë, kos apo qumësht. Përgatitet shumë thjeshtë me ujë dhe uthull dhe ka një shije të pakrahasueshme.

Përbërësit:

375 gram miell
280 gram sheqer
1 lugë çaji kripë
2 lugë çaji sodë buke
45 gram kakao
180 ml vaj luledielli
2 lugë gjelle uthull e bardhë
2 lugë çaji ekstrakt vanilje
500 ml ujë të ftohtë

 

Përgatitja:

Kombinoni në nëj tas të madh miellin, sheqerin, kripën, sodën e bukës dhe kakaon.
Shtoni në të vajin, uthullën dhe ekstraktin e vaniljes. Hidhni mbi të ujin dhe përziejini mirë.
Shtojeni përzierjen në një tavë të lyer me pak yndyrë dhe vendoseni në furrë.
Piqeni në temperaturën 180 gradë Celcius për 30-40 minuta.


English Version

This cake recipe does not need eggs, yogurt or milk. It is prepared very simply with water and vinegar and has an incomparable taste. 

Ingredients: 
375 grams flour 
280 grams of sugar 
1 teaspoon of salt 
2 teaspoons of sour milk 
45 grams of cocoa 
180 ml sunflower oil 
2 tablespoons of white vinegar 
2 teaspoon vanilla extract 
500 ml of cold water 

Preparation: 
Combine in a large bowl flour, sugar, salt, breadcrumbs and cocoa. Add in oil, vinegar and vanilla extract. Pour the water over it and mix it well. Add the mixture to a low fat grease and place it in the oven. Bake at 180 degrees Celsius for 30-40 minutes.

No comments:

Post a Comment

@gatuajmeshije