Dashuria Vjen Nga Stomaku

Loading...

Pule me Hudher dhe Rozmarine



Një pulë e thjeshtë në gatim dhe shumë e shijshme. E pjekur dhe e gatuar me hudhër dhe me rozmarinë, kjo pulë mund të shërbet me oriz.

Përbërësit:

2 gjoks pule (pa lëkurë dhe pa kocka)
2 thelpinj hudhër (të copëtuar)
2 lugë rozmarinë (e tharë)
1 lugë gjelle lëng limoni
kripë (për shije)
piper (për shije)

Përgatitja:

Nxehim paraprakisht furrën në 190 gradë C. Mbulojmë gjokset e pulës me hudhër, pastaj e spërkasim me rozmarinë, lëng limoni, kripë dhe piper për shije.

I vendosim në një pjatë pjekjeje dhe i pjekim në furrën e nxehur që më parë për 25 minuta ose derisa ta shohim që është pjekur tamam.

Koha e pjekjes do të varet nga madhësia e gjokseve të pulës.


English Version


A simple chicken in cooking and very tasty. Roasted and cooked with garlic and rosemary, this chicken can be served with rice. 

Ingredients: 
2 chicken breasts (without skin and boneless) 2 garlic clusters (chopped) 2 tablespoons of rosemary (dried) 1 tablespoon of lemon juice Salt (to taste) Pepper (to taste)

Preparation: 
Preheat the oven at 190 degrees C. Cover the chicken breasts with garlic, then sprinkle with rosemary, lemon juice, salt and pepper to taste. Place them on a baking dish and bake in the heated oven for 25 minutes or until we see it maturely.

No comments:

Post a Comment

@gatuajmeshije