Dashuria Vjen Nga Stomaku

Loading...

Si te beni akullore ne shtepi me mjalte dhe vanilje

Si të bëni akullore në shtëpi me mjaltë dhe vanilje



Gëzojini fëmijët me këtë recetë akulloresh supër të veçantë . Provojeni dhe do ta bëni përsëri dhe përsëri, përgjatë gjithë stinës së verës.

Përbërësit:

475 ml qumësht
1 lugë çaji ekstrakt vanilje
6 të verdha veze
220 gram sheqer kaf
3 lugë gjelle mjaltë
¼ lugë çaji kripë
475 ml krem ëmbëlsirash

Përgatitja:

Miksoni të verdhat e vezëve, sheqerin kaf, mjaltin dhe kripën në një tas të madh. Trazojini me një rrahëse kuzhine.
Shtoni më pas qumështin dhe vaniljen gradualisht dhe më pas tranferojeni përzierjen në një enë. Vendoseni në zjarr mesatar dhe gatuajeni për disa minuta derisa të bëhet një masë e qëndrueshme.
Hidheni edhe kremin e ëmbëlsirave dhe përziejini të kombinohen plotësisht të gjithë përbërësit.
Tranferojeni përzierjen në një tas dhe vendoseni në frigorifer për 4 orë.


Nga shije.al

English Version



Enjoy the kids with this special ice cream recipe. Try it and do it again and again, throughout the summer season. 

Ingredients: 
 475 ml milk 1 teaspoon vanilla extract 6 egg yolks 220 grams of coffee sugar 3 tablespoons of honey ¼ teaspoon of salt 475 ml of creams 

Preparation:
 Mix egg yolks, coffee sugar, honey and salt in a large bowl. Spray it with a kitchen spinner. Then add the milk and vanilla gradually and then transfer the mixture to a container. Put on average fire and cook for a few minutes until it becomes a stable measure. Also pour the cream of sweets and mix thoroughly all the ingredients. Transfer the mixture to a bowl and place in the refrigerator for 4 hours.

No comments:

Post a Comment

@gatuajmeshije