Dashuria Vjen Nga Stomaku

Loading...

Si te bejme kekun me te vecante me oriz



Mund t’ju duket e pabesueshme, por orizin mund ta përdorni edhe për të bërë një recetë keku fantastike. Do t’ju bëjë të harroni shijen dhe aromën e kekut të zakonshëm. Provojeni…

Përbërësit:

1 litër qumësht (me yndyrë)
200 gram oriz
200 gram sheqer
2 lugë gjelle gjalpë
2 vezë
Pak thërrime buke

Përgatitja:

Gatuani fillimisht orizin për 10 minuta me qumësht dhe 100 gram sheqer. Largojeni nga zjarri dhe shtoni në të gjalpin.
Rrihni të bardhat e vezëve derisa të bëni një masë të qëndrueshme. Shtoni në të sheqerin e mbetur, të verdhat e vezëve dhe rrihini mirë. Kombinojini sëbashku me orizin.
Spërkatni tavën me pak thërrime buke dhe shtoni mbi të përzierjen me oriz dhe vezë.
Piqini për 30 minuta në temperaturën 180 gradë Celcius.


English Version


It may seem unbelievable to you, but you can also use rice to make a fantastic cake recipe. It will make you forget the taste and the smell of ordinary pots. Try it ... 

Ingredients: 
1 liter of milk (greasy) 200 grams of rice 200 grams of sugar 2 tablespoons butter 2 eggs A little crumbs 

Preparation: 
First cook rice for 10 minutes with milk and 100 grams of sugar. Remove it from the fire and add to the butter. Stir the egg whites until you make a consistent move. Add the remaining sugar, egg yolks and beat them well. Combine together with rice. Sprinkle the pan with a little crumbs and add on it mixing with rice and eggs. Pipe for 30 minutes at 180 degrees Celsius.

No comments:

Post a Comment

@gatuajmeshije