Dashuria Vjen Nga Stomaku

Loading...

Sallate me Kastraveca dhe Kos

Sallatë me kastraveca, mente dhe kos

E freskët, shumë e thjeshtë për t’u përgatitur dhe mbi të gjitha e shëndetshme. Shtoni edhe pak mente për ta bërë akoma më të veçantë dhe aromatike.

Përbërësit:

3 kastraveca
2 thelpinj hudhër
1 lugë gjelle gjethe mente
225 gram kos
1 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë

Përgatitja:

Qëroni kastravecat dhe prejini në feta të holla. Miksojini në një tas mesatar sëbashku me hudhrat e grira.
Vendosni në një tas tjetër një shtresë me kastraveca dhe spërkateni me pas kripë. Ndiqni të njëjtën procedurë për të gjithë kastravecat dhe lërini mënjanë për 30 minuta.
Kullojuni lëngun dhe spërkatini me menten e copëtuar. Trazoni kosin dhe vajin e ullirit me një pirun.
Hidheni mbi kastraveca dhe vendoseni në frigorifer për disa minuta. Më pas është gati për t’u shërbyer.


English Version


Fresh, very simple to prepare and above all healthy. Add a little mind to make it even more special and aromatic. 

Ingredients: 
3 cucumbers 2 garlic clusters 1 tablespoon of leaf leaves 225 grams of yogurt 1 tablespoon of olive oil salt 

Preparation: 
Peel the cucumbers and sliced ​​in thin slices. Mix in a medium bowl together with the garlic grits. Place in a bowl another layer of cucumber and then sprinkle with salt. Follow the same procedure for all cucumbers and set aside for 30 minutes. Soak the juice and sprinkle with the chopped goose. Sprinkle yogurt and olive oil with a fork. Jump over the cucumber and put it in the refrigerator for a few minutes. Then he is ready to serve.

No comments:

Post a Comment

@gatuajmeshije