Ç’kuptim do të kishte fundjava pa një ëmbëlsirë?! Po e rregullojmë dorën te ëmbëlsira duke mos e ngarkuar me shumë gjëra.
Koha e përgatitjes - 20 minuta
Përbërësit për tavë me diametër 24, me vrimë në mes:
● 250 g miell
● 170 g sheqer
● 3 vezë
● 250 g pana për ëmbëlsira (nuk do ta rrihni, do ta përdorni lëng)
● lëkura e një limoni organik
● 1 bustinë vanilje
● 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g)
● 250 g qershi pa bërthamë
Përgatitja:
Ndezim furrën me 180 gradë.Në robot (ose me rrahësin elektrik të vezëve), rrahim vezët me sheqerin për 8 minuta derisa të bëhen si shkumë. Shtojmë më pas miellin, vaniljen, sodën, dhe në fund panën. Gjatë gjithë kohës do të përdorim rrahësin elektrik. Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë dhe miell, vendosim sipër kokrrat e qershive dhe e pjekim për afro 45 minuta, por gjithmonë bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, pasi jo të gjitha furrat pjekin njëlloj.
Nga living
English Version
Preparation time - 20 minutes
Ingredients with Diameter 24, Hollow Between:
● 250 g flour
● 170 g of sugar
● 3 eggs
● 250 g pancakes (do not strike, use juice)
● The skin of an organic lemon
● 1 vanilla biscuit
● 1 biscuit soda for cakes (16 g)
● 250 g cherries without core
Preparation:
Engage the oven by 180 degrees. In the robot (or electric egg whip), beat the sugar eggs for 8 minutes until they become foam. Then add flour, vanilla, noodles, and finally panna. We will use the electric beam all the time. We put the dough on the buttered butter and flour, put cherry on the top and bake it for about 45 minutes, but always do the toothpick test, since not all the furnaces are baked equally.
By Living
No comments:
Post a Comment