Dashuria Vjen Nga Stomaku

Loading...

Tavë Kosi (Tava e Elbasanit)

Rezultate imazhesh për tave kosi

Recetë autentike të kulinarisë shqiptare. Në shek. XV me lejen e Mehmetit II, kur u ngrit fshati i shqiptarëve (sot ende vazhdon të quhet Arnavutkoy), u gatua gjerësisht nga shqiptarët e asaj kohe në Stamboll, derisa gjeti një vend krejt të veçantë edhe në sarajin e sulltanit. Mendohet se mënyra e përgatitjes së kosit ka shërbyer për të shpikur edhe beshamelin.

Përbërësit


500 gr mish qengji(me kockë)
350 gr kos (natyral)
2 vezë (të verdhat)
10 gr kripë
20 gr miell
25 gr oriz
60 gr gjalpë
1 kokërr hudhër
10 kokrra piper i zi
gjysmë gjethe dafine
gjysmë qepë (e thatë)

Përgatitja

Mishin e qingjit bashkë me gjethe dafine, gjysmë qepe të thatë, kokrrën e hudhrës, piperin e zi i vendosim në 1 litër e gjysmë ujë bashkë me kripën dhe i vemë të ziejnë rreth 1 orë.

Kosin e përziejmë me vezët e rrahura.

Skuqim miellin me gjalpin në zjarr të ngadaltë.

Pastrojmë mishin e qengjit nga kockat ose jo, i vendosim në tavë (nuk përdoren erëzat, qepa dhe hudhra).

Përziejmë miellin me kosin e rrahur dhe i vendosim mbi mish.

Hedhim në përzierjen e tavës sasinë e orizit për mpiksje.

Rregullojmë sasinë e kripës.

E vendosim në furrë për 180 gradë për 20-25 minuta.

No comments:

Post a Comment

@gatuajmeshije