Makaronat bëhen akoma më të shijshme dhe me aromë të mirë kur i kombinoni me hudhra dhe majdanoz. Një pjatë e thjeshtë në përbërës dhe në mënyrën e përgatitjes.
Përbërësit:
450 gram makarona (pene)2 lugë gjelle gjalpë
2 thelpinj hudhër
2 lugë gjelle miell
¾ filxhan çaji lëng pule
¾ filxhan çaji qumësht
2 lugë gjelle majdanoz
1/3 gotë djathë parmixhan
Kripë
Piper
Përgatitja:
Zieni makaronat në një tenxhere me ujë të kripur. Shkrini gjalpin dhe më pas hidhni hudhrat e copëtuara. Skuqini për 1 minutë.Shtoni miellin dhe përziejeni herë pas here për 1 minutë shtesë.
Hidhni më pas lëngun e pulës dhe qumështin dhe gatuajini derisa të bëhet një masë kremoze.
Hidhni majdanozin, kripën, piperin dhe djathin e grirë.
Shtoni makaronat e ziera dhe përziejini mirë. Shërbejini të ngrohta me pak majdanoz të copëtuar.
English Version
The pasta becomes even more delicious and delicious when combined with garlic and parsley. A simple dish in the ingredient and the way it is prepared.
Ingredients:
450 grams of pasta 2 tablespoons butter 2 garlic clusters 2 tablespoons of flour ¾ cup of chicken juice ¾ cup of milk tea 2 tablespoons parsley 1/3 cup of parmesan cheese salt pepper
Preparation:
Pour the pasta into a pot of salted water. Melt the butter and then discard the garlic. Blink for 1 minute. Add the flour and mix it occasionally for 1 additional minute. Then pour chicken juice and milk and cook until it becomes a creamy mass. Take parsley, salt, pepper and minced cheese. Add the boiled pasta and mix well. Serve warmly with a little chopped parsley.
No comments:
Post a Comment