Dashuria Vjen Nga Stomaku

Loading...

Speca te Marinuar (Gogozhare)


Rezultate imazhesh për gogozhare

A ka më të shijshëm se specat e kuq të marinuar, gjatë dimrit, për të shoqëruar gjellët e ngrohta, si fasulet?!

Per 2 kg speca te kuq :

1 gotë uthull të kuqe rrushi
3 gota ujë
5-6 gjethe dafine
1 lugë çaji sheqer
1 lugë çaji kokrra piperi
2 lugë gjelle kripë të ashper por jo me majë luge
gjysmë gote vaj ulliri
6 -7 thelpinj hudhër (mund t’i vini edhe majdanoz nëse doni, mua më pëlqejnë gogozharet tradicionale) .

Përgatitja:

Në një enë hedhim vajin, uthullën, kripën, sheqerin, dafinën, piperin dhe ujin, të marrin valë. Presim edhe hudhrat dhe kur uji merr valë i shtojmë aty vetëm gjysmat, ose i lëmë të gjitha për t’i vënë në fund, tek vazot. Kujt nuk i pëlqejnë hudhrat mund t’i lërë dhe kush do mund t’i shtoj karota të grira tek lengu dhe majdanoz. Pasi uji të ketë marrë valë hedhim specat e pastruar mire nga farat,i lëmë pak të ziejnë në këtë marinadë, rreth 2 minuta, duke i kthyer e duke i zhytur me lugë në lëng. Kështu veprojmë derisa t'i mbarojmë të gjitha. Kur ta kryejmë këtë procedurë, i heqim nga marinada dhe filljmë i rreshtojmë nëpër kavanoza. Në fillim, në fundin e kavanozave hedhim 2-3 fleta dafine, thelpinj hurdhre të prerë për së gjati, (jo ato në tenxhere por të fresketa ). Në kavanoz hedhim lëngun e përftuar (që është në tenxhere) por duhet të jetë duke zier, dhe të mbulohet e gjithë përmbajtja e kavanozit. Mbyllim hermetikisht, vazot (kavanozat) i kam sterilizuar më parë duke i zier. Edhe në këtë rast avulli i ujit të nxehtë nuk i ben turshitë të prishen, mbyllen hermetikisht,dhe nëse nuk i hani këtë dimër mund t'i lini për t’i konsumuar dimrin tjetër sepse rrojnë gjatë. Nëse doni më shume speca, shumëfishoni masat, mua më dolen tre vazo.

No comments:

Post a Comment

@gatuajmeshije