Përbërësit:
1 kg miell600 gr gjalpë
40 gr maja birre
250 gr ujë (i vakët)
150 gr sheqer kane
6 copë vezë
15 gr kripë
qumësht
Përgatitja:
Përziejmë 500 g gjalpë me 50 g miell dhe formojmë një brumë të cilin e vëmë të pushojë në frigorifer.Shkrijmë në ujë majanë dhe përziejmë me pjesën e mbetur të miellit. Zëmë brumin duke shtuar me radhë të gjithë përbërësit: qumështin, sheqerin, kripën, vezët një nga një, i punojmë për 30 minuta deri kur brumi të bëhet i butë.
Më pas e mbështjellim masën e brumit me qese kuzhine dhe e vendosim për një natë në frigorifer.
Të nesërmen hapim me petës të dyja masat e brumit, atë me maja dhe atë me gjalpë së bashku. Në mes të tyre vendosnim masën e mbetur të gjalpit për t'i bashkuar.
Pas kësaj e palosim petën më katërsh dhe e lëmë për 30 minuta në frigorifer. Më pas e hapim përsëri petën me trashësi 0.5 cm.
Më pas e ndajmë petën në trekëndësha të vegjël i mbushim me pak reçel ose çokollatë, kjo në varësi të dëshirës. I lëmë sërish të vijnë për rreth 2 orë në temperaturë ambienti, i lyejmë me vezë dhe i vëmë të piqen në furrë në temperaturën180-190° për 20 minuta. Nga shije.al
No comments:
Post a Comment