Një gatim jashtëzakonisht i shëndetshëm! Kjo supë këshillohet të hahet, jo thjesht për shijen e mirë, por për të rritur imunitetin, transmeton shije.al
Përbërësit:
2 lugë gjelle vaj ulliri1 qepë (mesatare, e qëruar dhe e prerë në formë kubike)
3 thelpinj hudhër (të grira imët)
1 kungull dimëror(mesatar, i qëruar dhe i ndarë në kube, rreth 5-6 filxhanë)
1 patate e ëmbël (e madhe, e qëruar dhe e prerë në kube, 1 filxhan e gjysmë)
1 mollë (e qëruar, me fara të hequra, e prerë në formë kubike)
25 mm xhenxhefil (i grirë)
1 lugë gjelle tumerik (i freskët, i grirë)
1 lugë çaji kanellë
4 filxhanë lëng perimesh (me pak sodium ose lëng mishi pule)
kripë (deti)
piper
kos (me yndyrë të plotë)
fara kungulli (të pjekura)
Përgatitja:
Vendosim vajin në një tenxhere me fund të rëndë në temperaturë mbi mesataren derisa të nxehet pak.Shtojmë qepën dhe e gatuajmë derisa të bëhet e tejdukshme, për rreth 5 minuta.
Shtojmë hudhrën, kungullin, pataten, mollën, xhenxhefilin, tumerikun, kanellën dhe lëngun e pulës dhe i lemë të vlojnë.
Ulim temperaturën në zierje dhe i sezonojmë me kripë dhe piper. I gatuajmë 20 deri në 25 minuta ose derisa perimet të jenë të buta.
Përziejmë supën në blender për të krijuar një teksturë të butë.
E shërbejmë supën në tasa individualë, duke e zbukuruar sipas dëshirës.
English Version
An exceptionally healthy cooking! This soup is advised to eat, not just for good taste but to increase immunity, transmits shije.al
Ingredients: 2 tablespoons of olive oil 1 onion (average, peeled and cut into cubic form) 3 garlic clusters (finely ground) 1 winter squash (average, peeled and divided into cubes, about 5-6 cups) 1 sweet potato (large, peeled and cut into cubes, 1 cup half) 1 apple (peeled, with seeds cut off, cut into cubic form) 25 mm ginger (minced) 1 tbsp tumeric (fresh, minced) 1 teaspoon cinnamon 4 cups of vegetable juice (with little sodium or chicken broth) Salt (sea) pepper Yogurt (full fat) Pumpkin seeds (baked)
Preparation:
Place the oil in a heavy-duty pot at moderate temperature until it is slightly heated. Add the onion and cook until it becomes transparent for about 5 minutes. Add the garlic, pumpkin, potato, apple, ginger, tumerikun, cinnamon and chicken juice and let them boil. Lower the cooking temperature and season with salt and pepper. We cook for 20 to 25 minutes or until the vegetables are soft. Mix the soup in the blender to create a soft texture. Serve the soup on individual platters, decorating as desired.
No comments:
Post a Comment