Fruti i ëmbël i luleshtrydhes do t;ju duket edhe më i ëmbël nëse këtë të fundit e përgatisni në formën e reçelit. Ndonëse një frut që nuk konsumohet shumë i tillë, kohët e fundit gjyshet mamatë apo amvisat kanë filluar të përdorin fruta jo dhe aq tradicionale për të përgatitur reçele. Nëse dhe ju dëshironi ta përgatisni reçelin e luleshtrydhes në shtëpi lexoni më poshtë recetën :
Për 2 kavanoza duhen:
1,5 kg luleshtydhe,
2 gota uji
sheqer,
1 limon i madh
Pëgatitja:
Presim luleshtrydhet përgjysmë dhe i hedhim në një tas të madh, shtojmë gjysmën e sasisë së sheqerit dhe lëngun e limonit. E lemë kështu për 1-2 orë në një vend të freskët. Pastaj sasinë e luleshtrydheve e hedhim në një tenxhere dhe e vemë në zjarr të ngadaltë. Duke e përzier vazhdimisht, shojmë pak nga pak sasinë e mbetur të sheqerit dhe lëkurën e grirë imët të limonit. E lemë të ziejë edhe 5 minuta në qetësi dhe pasi merr valë, e heqim nga zjarri. Mbushen kavanozat me reçelin e nxehtë dhe lihen përmbys për 10 minuta.
No comments:
Post a Comment