Dashuria Vjen Nga Stomaku

Loading...

Mënyrat për të njohur mjaltin e vërtetë!

mjalalttt

Konsumatorët nuk janë plotësisht të informuar për nivelin alarmant të mjaltit jo cilësor që shitet në treg. Si mundet të dallojë konsumatorit mjaltin e vërtetë nga ai i manipuluar? 
Më poshtë do të gjeni këshillat e AgroWeb që do e bëjnë më të lehtë dallimin e mjaltit cilësor nga ai falso. 
1. Mjalti i vërtetë ka grimëza të vogla brenda tij, që janë pjesë e polenit, hojeve ose bletëve dhe që janë të ngrënshme. Mjalti i rremë është tepër i kulluar për të qenë i vërtetë. 
2. Mjalti i vërtetë është i dendur dhe i trashë, ndërsa ai i rremi është i hollë. 
3. Mjalti i vërtetë ka një aromë të ëmbël dhe të kënaqshme, ndërsa mjalti i rremë nuk ka një aromë specifike ose ka mban një erë të thartë. 
4. Mjalti i vërtetë nuk ngjit si zamkë kur e fërkon mes gishtave. Ai i rremi nga ana tjetër është plot me ëmbëlsues të rremë që e bëjnë të ngjitshëm. 
5. Shija e mjaltit të vërtetë është e lehtë dhe shuhet pas disa minutash. Shija e mjaltit të rremë është shumë e ëmbël dhe zgjat për shumë kohë. 
6. Mjalti i vërtetë nuk formon bulëza kur ngrohet, por karamelizohet. Mjalti i rremë formon bulëza dhe nuk karamelizohet kurrë. 
7. Mundohuni të blini mjaltë direkt nga një bletë-rritës i besueshëm. Tek ata keni mundësinë ta provoni mjaltin dhe të merrni përgjigje të sakta për çdo pyetje në lidhje me mjaltin në shitje. 
8. Kujdes me etiketën. Mjalti i vërtetë duhet të përmbajë vetëm një përbërës - mjaltë! Disa prodhues ose kompani shtojnë përbërës të tjerë në listë, shije, ëmbëlsues, aditivë, dhe elementë artificialë. Ai nuk është mjaltë i vërtetë.


Disa prej aditivëve të shtuar përfshijnë: shurup misri, niseshte, glukozeë ose shurup sheqeri. Produktet që mbajnë emërtime jo fort të qarta në etiketë janë qartësisht shumë larg mjaltit. Legjislacioni në fuqi, jo domosdoshmërisht detyron shitësit e mjaltit të theksojnë nëse kanë shtuar aditivë tek mjalti, dhe fakti që në një etiketë ju nuk gjeni të shkruar informacione të metejshme, nuk do të thotë që po blini mjaltë të vërtetë.
Ja disa mënyra se si mund të përcaktoni vërtetësinë dhe origjinalitetin e mjaltit. Hidhni pak mjaltë në një fetë bukë. Nëse mjalti është i rremë, buka do të laget për shkak të lagështisë në lëng. Nëse mjalti është i vërtetë, buka nuk qulloset, përkundrazi bëhet e fortë për pak minuta. Hidhni mjaltë në një gotë me ujë. Mjalti i rremë shkrihet shpejt, ndërsa ai origjinali jo. Mjalti origjinal rri i mbledhur dhe zhytet në fund të gotës. Na tregoni më shumë për metodat tuaja të veçanta se si arrini të dalloni mjaltin e vërtetë nga ai i rremi.


English Version


Customers are not fully aware of the alarming quality of honey that is sold in the market. How can consumers distinguish true honey from the manipulated one? Below you will find the tips of AgroWeb that will make it easier to distinguish honey from the fake. 1. True honey has small bits inside it, which are part of pollen, hooves or bees and that are edible. Honey is too pure to be true. 2. True honey is dense and thick, while the honey is thin. 3. True honey has a sweet and satisfying flavor, while honey does not have a specific flavor or holds a sour smell. 4. True honey does not stick as a snare when rubbing it between your fingers. He's the one on the other side is full of false sweets that make it sticky. 5. Real honey taste is easy and comes out after a few minutes. The taste of false honey is very sweet and lasts for a long time. 6. Real honey does not form bulbous when warmed but caramelized. False honey forms bulbous and never caramelized. 7. Try to buy honey directly from a trusty bee-grower. At them you have the opportunity to try honey and get the right answers to any questions regarding honey for sale. 8. Carefully with the label. True honey should contain only one ingredient - honey! Some manufacturers or companies add other ingredients to the list, flavors, sweeteners, additives, and artificial elements. He is not real honey.

Some of the added additives include: corn syrup, starch, glucose or sugar syrup. Products that are not clearly labeled on the label are clearly far from honey. Legislation in force does not necessarily force honey sellers to point out if they have added honey additives, and the fact that you do not find any further information on a label does not mean you are buying real honey. Here are some ways you can determine the authenticity and originality of honey. Take some honey in a slice of bread. If honey is false, the bread will be wet because of the moisture in the juice. If honey is true, the bread will not be smoked, instead it becomes strong for a few minutes. Throw honey into a glass of water. False honey melts quickly, while the original does not. The original honey is gathered and plunged into the bottom of the glass. Tell us more about your special methods of how you can distinguish true honey from the honey.

No comments:

Post a Comment

@gatuajmeshije