Dashuria Vjen Nga Stomaku

Loading...

Kek me Kakao dhe Vaj

Rezultate imazhesh për kek me kakao dhe vaj

Keku është ëmbëlsira më e thjeshtë, mund ta përgatisin të gjithë edhe ata që kanë sukses vetëm me zierjen e vezëve! Përbërësit e kekut që kemi zgjedhur sot janë edhe më të thjeshtë se përgatitja! I keni të gjithë në shtëpi…

Përbërësit për tavë me diametër 24 cm me vrimë në mes ose jo:

130 ml vaj ulliri me shije delikate
4 vezë
200 g sheqer pluhur
140 g miell
40 g kakao e hidhur
20 ml qumësht
1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g)

Përgatitja:

Ndezim furrën në 180° C.
1.Në robot ose me rrahësen elektrike të vezëve, rrahim vezët me sheqerin për 10 minuta. Tani përdorim spatul ose lugë druri për të përzier miellin, kakaon dhe sodën, të cilat i hedhim pjesë-pjesë me sitë. Shtojmë vajin, qumështin dhe i përziejmë edhe këto me kujdes.
2.Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e kakao dhe e pjekim afërsisht për 40 minuta ose aq sa, kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër. E heqim nga tava kur të jetë ftohur plotësisht.

No comments:

Post a Comment

@gatuajmeshije