Dashuria Vjen Nga Stomaku

Loading...

Si te bejme Japrake?

japrak

Përbërsësit:

Gjethe rrushi
Një gotë ujë oriz
Gjysmë kilogram qep të njoma
2 tufa nenexhik
Spinaq dhe lakra të tjera
Hudhra të njoma
Piper i zi

Përgatitja:

Ziejmë gjethet e rrushit deri sa të marrin valë, më pas i lemë të kullojnë.
Grijmë qepët e njoma dhe i vendosim për t’i skuqur, më pas hedhim erëzat dhe lakrat e tjera dhe i trazojmë.
Në fund shtojmë orizin dhe i përziejmë mirë.
Masës që pergatitëm do t’i hedhim një gotë ujë që të ziejë orizi.
E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.
Tani fillon procesi i mbushjes së gjetheve të rrushit.
Pasi kemi përgatitur këto toptha me gjethe rrushi i vendosim në tenxhere dhe do të shtojmë pak vaj ulliri e pak ujë.
Sipër aty ku janë në tenxhere i vendosim një pjatë të rëndë dhe i lemë të përgatiten.
Pasi të jenë bërë mund t’i shërbeni. Ju bëftë mirë !

No comments:

Post a Comment

@gatuajmeshije