Çaji i pasdites do të shijojë me siguri më shumë me këto biskota. E nëse ndiheni tepër anglezë, atëherë hiqni çajin dhe mbani biskotat :)
Përbërësit:
200g miell
200g gjalpë i butë në temperaturë ambienti
100g niseshte
100g sheqer pluhur
6 vezë të ziera – vetëm e verdha
lëkura e grirë e 1 limoni
pak kripë
pak uthull
krem lemon curd
Përgatitja:
1.Në robot përziejmë miellin, gjalpin, niseshtenë, sheqerin pluhur dhe të verdhat e vezëve në thërrime. Shtojmë kripën, lëkurën e grirë të limonit dhe vazhdojmë t’i përziejmë në robot derisa të kemi si rezultat një brumë homogjen. I japim brumit formë të rrumbullakët dhe e lëmë të pushojë të mbuluar me letër plastike për një orë në frigorifer.
2.Pas kësaj kohe, brumin e punojmë pak me dorë mbi një sipërfaqe të sheshtë. E ndajmë më pas në topa të vegjël sa një kokërr arre, i vendosim te tava e furrës e veshur më parë me letër furre, shtypim me gisht çdo biskotë në mes për të krijuar një gropë të vogël dhe të thellë. I lëmë në frigorifer për 30 minuta dhe më pas i pjekim për 12-15 minuta në furrën e ngrohur më parë me 180°.
Kremi lemon curd:
25g gjalpë
1 vezë
25g sheqer
40ml lëng limoni
lëkura e ¼ limoni e grirë në rende
Tresim gjalpin në një tenxhere të vogël, shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë dhe e lëmë në flakë të ulët duke e përzier pa ndërprerje me rrahësin e vezëve, derisa të trashet. E lëmë të ftohet. Kur biskotat dhe kremi të jenë ftohur plotësisht, i mbushim te gropat e krijuara me pak krem dhe i zbukurojmë me një frutë të freskët.
No comments:
Post a Comment