Dashuria Vjen Nga Stomaku

Loading...

Krem Kakao ne Kushte Shtepie

Rezultate imazhesh për krem kakao

Të jeni të bindur se nuk do të zhgënjeheni po ta provoni!

Përbërësit:

250 gr ricotta ose gjizë e freskët pa kripë
3 lugë gjelle mjaltë
70 gr lajthi të pjekura, të grira pluhur
2 lugë gjelle kakao e zezë

Përgatitja:

Fillimisht ricotta ose gjiza pa kripë kalohet në një sitë, për të përftuar kremozitet maksimal, pastaj hidhet në një tas, ku sipas radhës shtohen, mjalti, kakaoja dhe lajthitë e pjekura, të grira imët. Të gjitha rrihen me pajisjen përkatëse të kuzhinës, derisa të shkrihen tërësisht me njëra-tjetrën. Masa e përftuar është një krem i mrekullueshëm për të lyer bukën, ideale për mëngjesin e fëmijëve tuaj. Kremi i kakaos mund të përdoret gjithashtu për mbushje tortash apo “cheesecake”-ësh. Ai mund të ruhet deri në katër ditë në frigorifer.

English Version

Be convinced that you will not be disappointed if you try it! Ingredients: 250 g of ricotta cheese or freshly salted cottage cheese 3 tablespoons of honey 70 gr of roasted hazelnuts, powdered powders 2 tablespoons of black cocoa Preparation: Initially, ricotta or saltless cottage cheese is passed into a sieve to get maximum creams, then poured into a bowl, which is then added, honey, cocoa and baked hazelnuts, finely ground. They are all beaten with the appropriate kitchen appliance until they are wholly blended with each other. The obtained mass is a wonderful cream to paint the bread, ideal for your children's breakfast. Cocoa cream can also be used for filling cakes or "cheesecake". It can be stored for up to four days in the fridge.

No comments:

Post a Comment

@gatuajmeshije