Dashuria Vjen Nga Stomaku

Loading...

Tave Dheu Tironse

Rezultate imazhesh për tave dheu

Tava e Dheut ose e Baltes eshte nje pjate tradicionale shqiptare e cila nuk mungonte kurre ne banketet tona

Perberesit, për 6 tava balte:

350 gr melci vici
3-4 qep të mëdha
2 speca të kuq
3-4 lugë salce domate sipas deshires
4-5 thelpinjë hurdhër
500 gr gjizë me kripë
kripë dhe piper i zi
pak rigon
3-4 lugë vaj ulliri ose vaj luledielli
pak miell

Pergatitja:

Prisni melcine në copa të vogla.Kalojeni në pak miell.Prisni specat në copa.Grini imët qepën dhe vendosini të kavardiset në vaj ulliri në zjarrë të avashët.Shtoni dhe specat,përzieni ngadalë derisa të zbuten,shtoni melcite dhe kavardiseni derisa të marin ngjyre.Shtoni salcen dhe përzijeni që përbersit të lidhen.

Në furrën e graduar në 200 gradë nxehni tavat e baltës.
Ndërkohë te melcite shtoni dhe gjizën dhe nëse është e trashë shtoni pak ujë ose lëngë mishi.Rregullojeni me kripë,piper të zi dhe rigon.Shtoni dhe hurdhërat e shtypyra.Ndajeni masën e përgatitur në tavat e baltës tashmë të ngrohura dhe vendosini përsëri në furrë.
Lërini derisa të mari valë dhe mbi sipërfaqe të fillojnë te krijohen bulza,rreth 20 – 25 minuta gjithsej.

No comments:

Post a Comment

@gatuajmeshije